TIRANË- Sali Berisha braktiset nga mbështetësit e tij. Në protestën e thirrur para kryeministrisë, mbështetësit nuk i janë përgjigjur ftesës së kryetarit të PD.
Gazetari i Abc News, Andon Kello, raporton se në protestë nuk ka shkuar as vetë grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
“Janë rreth 300 protestues tani. Nuk është i pranishëm i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike. PL i është bashkuar protestës më parë me 20 persona”, raportoi Kello.
ABC News sjell dhe pamjet me dron nga bulevardi para godinës së kryeministrisë, ku vihet re e njëjta tablo si në protestat e mëparshme të thirrura nga Partia Demokratike: braktisja totale për Sali Berishën!/abcnews.al

