Protesta, Binaj: S’ulen çmimet duke parë telenovela turke, shqiptarët së bashku rrëzuan diktaturën

schedule17:38 - 9 Mars, 2022

schedule 17:38 - 9 Mars, 2022

Një numër i madh qytetarësh janë në protestën që po zhvillohet para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve. I pranishëm ka qenë edhe aktori Florjan Binaj  i cili ka përcjellë mesazhe të forta ndaj qytetarëve duke i ftuar që të shkojnë në protestë.

“Faleminderit të gjithëve që keni ardhur sot këtu, për t’i treguar të gjithë atyre të rinjve e të rejave që nuk ulen çmimet duke pirë kafe. Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke, duke bërë buzët. U them të rinjve që na shohin në internet nuk është Instagrami kombi juaj por Shqipëria është atdheu juaj. Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur i ngritën të gjithë bashkë po të ngrihemi të gjithë bashkë mund të ulim jo vetëm çmimin por mund të marrim dhe atë që na takon. Kjo fillon këtu dhe nuk mbaron me kaq. Ndërkohë që protestojmë këtu liderin e ballkazanit e kemi në Dubai. Ndërsa në Ukrainë po zhvillohet luftë presidenti i Ukrainës i jep shpresë njerëzve , ndërsa ky i jonë thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!