Analisti Artur Nura komentoi në “News Live” në ABC News protestën mbarëkombëtare që do të mbahet të premten në Tiranë, në orën 17:00.
Gjatë intervistës, Nura u shpreh se protesta është një bashkim historik i shqiptarëve dhe se të gjithë duhet të jenë të pranishëm dhe në mbështetje të luftës së drejtë të ish-liderëve të UÇK-së.
Ai u shpreh kritik ndaj qëndrimit të Albin Kurtit duke thënë se nuk ka treguar asnjë mbështetje ndaj ish-krerëve të UCK, në Hagë.
“Zgjedhja e sheshit “Skënderbe” , në Tiranë është një tentativë simbolike për të bashkuar të gjithë shqiptarët. Në rastin e deklaratës së VV që është padyshim Albin Kurti, e bën për arsye elektorale. E përmend edhe zotin Rama në replikën që i bën sot. Ai është trembur nga kjo lëvizje sepse shkon në mungesë votash. Lëvizjes Vetëvendosje nuk i intereson që aktorë të rëndësishëm që luftës për Çlirim janë atje ku janë. Unë jam i sigurt që është trembur për arsye elektorale. Zoti Rama e ka demonstruar në vazhdimësi dhe ka takuar udhëheqësin e UÇK në qeli, për t’i dhënë mbështetje. Gjë që duhet ta kishte bërë Albin Kurti. Kurti duhet të sillet edhe si drejtues shteti edhe si drejtues politik. Por këto luftëtarë të lirisë nuk i ka mbështetur…
Kujtojmë që zonja Von der Leyen ishte në Tiranë, Prishtinë e Beograd. Por duhet thënë që nuk ka të ardhme të drejtë pa të shkuarën. Zonja Von Der Leyen e kaloi sfidën në PE me sukses, por nëse do të kemi një Kosovë dhe një demokraci më funksionale dhe dialog me aleatë strategji duhet të hedhë sytë edhe nga e shkuara”, tha ai.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Nura nënvizoi se interesi kombëtar duhet të prevalojë.
“Ndëshkimi i padrejtës i luftëtarëve është ndëshkimi i padrejtë i historisë së Kosovës. Kush merr qasjen e drejtë nga historia do të respektohet në mënyrë absolutë. Rama ka bërë një zgjedhje të duhur që nuk do të flasë…Ata që nuk do të jenë nesër në protestë do të jenë të gjykuar nga historia”, tha Nura, duke shtuar: “Opozita në Kosovë, duhet të marrë kurajën për të dalë tejet interesit elektoral dhe t’i japë mbështetje.. Por ka gjasa që në administratën e re të Trump të mendohet rikthimi i Hashit Thaçit dhe ky rikthim do të ishte fundi politik i Albin Kurtit. Historia e popullit të Kosovës është historia e kombit shqiptar dhe padyshim që opozita e Kosovës duhet të jetë nesër në shesh, si qytetar të thjeshtë, siç do të jetë edhe zoti Rama. Nesër ata mund të dalin të pafajshëm , por nuk ka asnjë rimbursim…E them sërish që në administratën Trump të ketë një projektet për Hashim Thaçin në politikë. Nesër pres një pjesëmarrje të madhe…”, shtoi ai.

