FIER – Për kreun e grupit parlament të PS, protesta e thirrur sot nga Sali Berisha është thjesht dhe vetëm për hallin e tij.
“Sali Berisha sot ka thirrur protestë që të justifikojë hallin e tij. Të gjithë e dinë se është shpallur non grata. Pyetja është Ka ndonjë dyshim që Berisha s ka bërrë korrupsion. Që nga dita e parë më 22 mars 1992, mori një shuplakë në zgjedhjet e korrikut dhe nga ai moment u munduar që zgjedhje të lira të mos kishte, e coi vendin në kolaps. SHBA e ka shpallur non grata. Gjëja më qesharake është se del Berisha e thotë një person në SHBA më ka bërë këtë mua. Po është fshehje pas gishtit.
Dhe unë mendoj që ka ikur koha që Berisha e Meta t’i marrin shqiptarët për budallenj. Kush ka dy pare mend e kupton qe protesta është për t’iu kundërvënë drejtësisë. Protesta u thirr ditën që u thirr Shkëlzen berisha në SPAK.
Ajo që dua të them unë nga Fieri është që ktyre shqiptarët duhet t’i japin një mësim sic duhet më 14 maj. Dhe ne jemi gati që këtë mesazh t;ua japim më 14 maj sic duhet në të gjithë Shqipërinë’ u shpreh Balla