Protestat në Bjellorusi, policia arreston 345 persona

schedule11:02 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:02 - 23 Nëntor, 2020

Policia në Bjellorusi arrestoi 345 persona në protestat mbarëkombëtare anti-qeveritare të Dielën, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.

Mijëra dolën në rrugët e kryeqytetit bjellorus Minsk dje, ndërsa policia iu përgjigj duke përdorur granata për të shpërndarë turmën.

Kundërshtarët e Presidentit Aleksandër Lukashenko kanë organizuar protesta të rregullta që nga gushti, duke e akuzuar atë për manipulimin e zgjedhjeve për të zgjatur kontrollin e tij 26-vjeçar në pushtet. Nga ana tjetër, ai mohon mashtrimin elektoral dhe ka refuzuar të japë dorëheqjen. g.v/abcnews.al