Protagonist në Bundesliga, Aston Villa paguan 40 milionë euro për “tulipanin” e prapvijës

schedule23:16 - 28 Qershor, 2024

schedule 23:16 - 28 Qershor, 2024

Aston Villa vazhdon të punojë në prag të sezonit të ardhshëm, ku do të duhet të luajë edhe në Champions League, teksa sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes “Sky Sport” kanë arritur një marrëveshje 40 milionë euroshë, me “Blutë” e Chelsea, për të transferuar në “Villa Park”, anësorin holandez, të mbrojtjes, Ian Maatsen.

“Tulipani” i mbrojtjes zhvilloi një sezon fantastik, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, mirëpo këta të fundit, nuk kishin 47 milionër eurot e nevojshme për klauzolën e tij dhe nga kjo përfitoi skuadra nga Birmingami, duke e siguruar kartonin e 22-vjeçarit, për gjashtë vitet e ardhshme.

Talenti holandez i krahut të majtë të mbrojtjes u rrit në vendlindjen e tij, aty ku luajti për moshat e Sparta Rotterdam e Feyenoord, për t’u transferuar në Angli, në vitin 2018 dhe tashmë është duke arritur majat e futbollit evropian, teksa është grumbulluar nga tekniku Koeman, për Euro 2024 dhe me mbarimin e kompeticionit pritet t’i bashkohet ekipit të tij më të ri, Aston Villa. /i.m /abcnews.al