Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prostitucion në Tiranë/ Arrestohen dy brazilianë, sekuestrohet një shumë parash

schedule12:37 - 22 Tetor, 2025

schedule 12:37 - 22 Tetor, 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas një pune intensive hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Daily rent”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit brazilianë:
Almir Mudesto, 25 vjeç, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Gabriela Crivellari 24 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. P., 22 vjeç, dhe E. K., 20 vjeç.



Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. M. shfrytëzonte për prostitucion, shtetasen G. C., e cila e ushtronte këtë aktivitet në ambiente që shtetasi A. M. i merrte me qira ditore.
Gjatë ndërhyrjes në një banesë që e kishte marrë me qira ditore, shtetasi A. M., në bulevardin “Zogu i Parë”, për ushtrimin e kësaj veprimtarie, u konstatuan 24-vjeçarja dhe shtetasit R. P. dhe E. K.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!