Prostitucion në qendrën e masazhit, arrestohet 19 vjeçari në Tiranë. Nën hetim dy shtetase të huaja

schedule11:52 - 21 Dhjetor, 2024

schedule 11:52 - 21 Dhjetor, 2024

Zbulohet një tjetër qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucion në Tiranë.

Në pranga ka rënë 19 vjeçari që administronte qendrën ndërsa nën hetim janë vënë dy shtetase të huaja.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 19 vjeç, si dhe referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se qendra e masazhit në administrim të shtetasit A.L, përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit.”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!