Prostata, armiku i fshehtë/ Vdekje jo nga tumori, por nga mungesa e kontrolleve

schedule15:39 - 20 Maj, 2025

schedule 15:39 - 20 Maj, 2025

Ish presidenti amerikan Joe Biden është  diagnostikuar me kancer prostate. Zyra e shtypit e tij njoftoi se ish presidenti  82 vjeç është  prekur nga një formë agresive e sëmundjes.  Por mjekët thonë se nëse kanceri  I prostatës kapet  herët  ai mund të trajtohet.

“Trajtohen shumë mirë nëse kapen herët. Ku ndodhet  në brendësi të prostatës. Kjo nuk do të thotë se dhe në fazat e tjera nuk ka mundësi  trajtimi.  Dhe tumorët lokalisht të avancuara, kur ka dalë jashtë prostatës ose metastaza, kanë trajtim, jo shërim por mund të jetojë me vite.  Kur janë të kufizuar brenda në prostatë,  tajtohen me kirurgji. Kur janë lokalisht të avancuar trajtohen me hormonoterapi apo radioterapi.”

Trashëgimia dhe mosha janë dy faktorët kryesor të rrezikut për prekjen prej tij.   Në faza të hershme sëmundja  nuk shfaq shenja dhe mund të zbulohet përmes një analize  specifike gjaku.  Mjekët I  këshillojnë  ta kryej këtë  analyze  çdo burri  që I  ka mbushur  50 vjeç edhe nëse nuk bën pjesë tek grupet me risk.

Vjen natyrshëm nuk ka shenja, duhet  që çdo person mbi 50 vjeç të kryej një analizë që quhet PSA dhe  nivelet e PSA mund të na çojnë në kërkim të mëtejshëm për të parë nëse ky pacient do të shfaqë në vijim një tumor agresiv të prostatës. Pacientët mbi 65 vjeç janë më të predispozuar për tumore të prostatës. Gjenetika, pacientët që kanë babain dhe xhaxhain të diagnostikuar, të vërtetëuar me biopsi prostate për kancer prostate e kanë mbi 50% mundësinë për shfaqjen e tumorëve të prostatës.”

Shefi I  shërbimit të urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ngre shqetësimin për ndërgjegjësimin e ulët për kancerin e prostatës. Arsye kjo që sipas tij  shumë  pacientë në vendin tonë  kërkojnë ndihmë kur sëmundja ka agravuar.

“Tumoret e prostatës janë të keq diagnostikuara për shkak të depistimit të mangët. Jo  të gjithë mjekët e familjes iu rekomandojnë pacientëve të bëjnë PSA kur mbushin 50 vjeç.   Një pjesë e pacientëve vijnë kur tumori ka avancuar kur ka shfaqur  simptoma.  Duhet të vijnë kur nuk kanë asnjë simptomë.  Thjeshtë se ka bërë një analize.”

Kanceri i prostates sipas mjekëve është tumori i dytë më i shpeshtë tek meshkujt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!