Komisioni i Posaçëm u mblodh ditën e sotme për të përcaktuar emrin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që iu dërgua Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra propozuan hetuesin Joni Keta për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit në 5 vitet e ardhshme.
Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH (BE dhe OPDAT).
Mësohet se gjatë fazës së fundit, njëri nga 7 kandidatët është skualifikuar nga gara për të marrë pozicionin drejtues. Në garë mbetën 6 kandidatë, nga të cilët u përzgjodh hetuesi Joni Keta për kreun e ri të BKH.
I gjithë grupi që garoi ka kaluar fazën e testit të arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin fizik, esen me shkrim, intervistën, fazën e verifikimit të figurës, deklarimin e pasurisë dhe testin e poligrafit. / abcnews.al /

