Propozimi për të nominuar Kosovën dhe Serbinë për Nobelin e Paqes, reagon Grenell

schedule16:38 - 11 Shtator, 2020

schedule 16:38 - 11 Shtator, 2020

Qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë si dhe ajo e SHBA-ve janë nominuar për çmimin “Nobel” për paqe.

Nominimi është bërë zyrtarisht nga Magnus Jacobsson deputet i legjislativit suedez, njëherësh pjesëtar i partisë së Kristian-Demokratëve.

Në një deklaratë të dhënë për Abc News ai është shprehur se është i vetëdijshëm që kjo nuk është një marrëveshje paqeje.

LEXO EDHE: Propozoi “Nobel” për Kosovën dhe Serbinë, flet për Abc News deputeti suedez

Pas këtij nominimi ka reaguar i dërguari special i SHBA-ve, Richard Grenell. Ky i fundit ka ripostuar postimin e Magnus Jacobsson, ndërsa shkruan: “Donald Trump i nominuar për një Çmim të Dytë Nobel për Paqen për Marrëveshjen historike Kosovë-Serbi”. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!