Propozimi i fundit i Federatave Europiane, UEFA në dilemë për Euro 2020

schedule19:54 - 10 Mars, 2020

schedule 19:54 - 10 Mars, 2020

Shumë kampionate europiane janë pezulluar për shkak të koronavirusit dhe kalendarët janë bërë lëmsh. Me datë 12 qershor nis Europiani, por akoma nuk dihet nëse kompeticioni i kombëtareve do të luhet apo jo.

UEFA nuk e ka mohuar këtë opsion, pavarësisht se shpreson që situata emergjente të qetësohet dhe gjithçka të vijojë sipas planit të përcaktuar. Gjithsesi, shumë Federata i kanë propozuar qeverisë europiane të futbollit shtyrjen e Europianit për në vitin 2021.

Diçka e tillë do të ndikonte që kampionatet të mbylleshin, pavarësisht se me vonesë. Ky propozim po merret në konsideratë nga UEFA dhe shumë shpejt do të kemi një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!