Propozimi i federatës opozitare/ Minxhozi: Ka një problem të madh, dy nga tre aktorët e kanë hedhur poshtë menjëherë

schedule18:35 - 24 Nëntor, 2023

schedule 18:35 - 24 Nëntor, 2023

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, në një lidhje live me “Special Report”, foli për hetimet dhe masat që janë marrë deri tani nga drejtësia për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ai tha se për sa kohë hetimet vijojnë, hyrja në çështjen e procedurave nuk përbën “ngjarje në vetëvete”.

“Për sa kohë që çështja e klubit ndodhet në procedurë, ndërsa hetimet avancojmë me gjithë zhurmën që është krijuar, atëherë und do të thoja se nuk ka ngjarje në vetvete”, theksoi ai.

Analisti i njohur komentoi lëvizjen e re të disa aktorëve të partive të vogla, të cilat propozuan krijimin e një “federate opozitare” me qëllim tejkalimin e ngërçeve dhe përplasjeve, të cilat janë preznete në PD dhe që dallohen lehtësisht nga publiku.

Ai shprehet se këtë nismë, dy aktorët Berisha dhe Basha e kanë hodhur poshtë duke përjashtuar njëri tjetrin, ndërsa faktori i tretë që është Ilir Meta, nuk ka folur ende për këtë ide përbashkuese opozitare.

Sipas tij, zënkat në krye të herës dhe përjashtimi që i bëjnë njëri-tjetrit Sali Berisha dhe Lulzim Basha, e kanë zhbërë këtë ide të re, sipas së cilës, planifikohej “mbyllja e problemeve të vjetra” dhe krijimi i frontit të përbashkët opozitar.

“Unë jam i bindur, që këta kryetarë partish nuk kanë asnjë problem me palët që janë në konflikt, por ka një defet të madh, pasi këto kërkojnë të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk është shpallur “non grata” Berisha, sikurse Basha pas vendimit të amerikanëve nuk e kanë përjashtuar de facto Berishën nga partia. Bëjnë sikur nuk ka ndodhur më vonë, që është dhe më e rënda, që është 8 janari në PD, që dy pjesët e partisë janë rrahur mes tyre në kuptimin më material të foljes “Rrah”. Është një nismë, që dy nga tre aktorët e kanë hedhur poshtë menjëherë duke akuzuar njëri-tjetrin dhe duke skualifikuar nismë e partive më të vogla”, tha Minxhozi./ n.m. abcnews.al