Propozimi franko-gjerman, Arifi: Çdo marrëveshje i shërben Luginës së Preshevës. Pogdgorica: Koha që të dy vendet t’i respektojnë njëlloj marrëveshjet

schedule18:12 - 4 Nëntor, 2022

schedule 18:12 - 4 Nëntor, 2022

“Çfarë përmban propozimi franko-gjerman” ishte një nga temat e diskutuara në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ku të ftuar ishin ambasadori Gëzim Podgorica dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Për kreun e komunës së Bujanocit, çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës dhe Serbisë i shërben Luginës së Preshevës, duke theksuar se nuk mund të luhet më me dy standarde, ku serbët të “përkëdhelen” ndërsa shqiptarët e Luginës mos përfitojnë asgjë.

Ndërkohë që ambasadori Podgorica theksoi se deri më sot nga marrëveshjet ka përfituar vetëm Serbia dhe ka qenë Kosova ajo që ka bërë shumë lëshime.

Sipas tij çdo lloj marrëveshjeje duhet të ketë respektim reciprok gat ë të shtetet.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Ka një propozim franko-gjerman, Kosova dhe Serbia i kanë dhënë përgjigjet e tyre, edhe pse nuk flitet se çfarë përmban pikë për pikë. Çfarë dini ju?

Arifi: Ne e kemi përshëndetur marrëveshjen e Berlinit, sepse kur kemi të bëjmë me pranimin e diplomave, pasi të gjithë ata të rinj që kryejnë fakultetin në Kosovë Serbia nuk i pranon. Unë shpresoj që pas ratifikimit të marrëveshjes në parlamentet respektive të fillojë implementimi i kësaj marrëveshje dhe të rinjtë të punojnë në institucione. Për ne të Luginës diplomat kanë shumë rëndësi. Propozimi franko-gjerman, ne nuk kemi detaje. Por po e lidh me vizitën në SHBA, ne shqiptarët kudo që jemi duhet t’i dëgjojmë miqtë tanë ndërkombëtarë SHBA dhe Gjermaninë. Kemi një rrugë gjithë shqiptarët drejt BE. Në Kosovë sa më shpejt të normalizohet situata me Beogradin do të jetë mirë për Luginën. Ne jemi peng të marrëveshjes së dy vendeve. Serbisë e vetmja mundësi është të shkelë shqiptarët e Luginës.

Karadaku: Ambasdor propozimi franko-gjerman, pse duhet mbajtur kaq sekret, kur prek gjithkënd?

Podgorica: Ka një periudhë të gjatë negociatash mes Serbisë dhe Kosovës nën drejtimin e BE, janë nënshkruar disa marrëveshje dhe ende nuk është arritur drejt njohjes së ndërsjelltë. Serbia njihet si shtet, problemi është të njihet Kosova. Çfarë përmban propozimi? Artikulimet që lidhen me asosacionin dhe këtu i gjithë ngërçi është që Kosova ngul këmbë të respektohen marrëveshjet e nënshkruara, Serbia kërkon të avancojë tek procesi i asosacionit, do këmbëngulet që asosacioni mos ketë kompetenca ekzekutive, kjo e bënë atë që të jetë një shoqatë, mos ketë fuqi ekzekutive. Mospasja e fuqisë ekzekutive duhet pranuar, pasi palët duhet të lëshojnë. Kosova ka bërë lëshime në marrëveshjen e Ahtisarit, Serbia ka përfituar nga ajo marrëveshje, sepse ka 10% të vendeve të Kosovës. 1.5%  serbëve kanë njohjen e gjuhës zyrtare. T’i kërkosh Kosovës që të bëjë lëshime të tjera më duket e padrejtë.

Karadaku: A duhet të dalim kundër vendeve të rëndësishme aleate?

Podgorica: Vendet aleate kanë udhëhequr procesin e bisedimeve janë nënshkruar 30 marrëveshje të cilat nuk janë zbatuar, edhe marrëveshja e targave po mbahet peng nga Serbia. Janë sa teneqe që nuk i vendosin 5 mijë serbë.

Karadaku: Këto teneqe janë simbol kombëtar?

Podgorica: Është një pjesë shumë e vogël, ata nuk mund të tolerohen pafund.

/Taulant Halili/Abcnews.al/