Propozimi francez mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Pragë, i pranishëm edhe Rama

schedule14:36 - 26 Shtator, 2022

schedule 14:36 - 26 Shtator, 2022

Propozimi i Presidentit francez, Emmanuel Macron pritet të mbledhë në diskutime liderët e Ballkanit Perëndimor më 8 tetor.

Projekti i Komunitetit Politik Evropian parashikonte krijimin e integritetit të Ukrainës apo dhe vendeve të tjera të cilat nuk janë ende të integruara, pa i dhënë  atyre mundësinë e anëtarësimit të plotë.

Macron propozoi në qershor të këtij viti një model alternativ të BE-së, pa dhënë anëtarësimin e plotë në organizatën ndërkombëtare.

Sipas Macron, qëllimi i këtij komuniteti është të “ndërtojë paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për çështjet më gjeopolitike të Evropës sonë” me vendet që “ndajnë vlerat tona”.

Propozimi francez i hapi rrugën Shqipërisë në hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian pas heqjes së vetos Bullgare më 16 korrik të 2022.

Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez për heqjen e vetos bullgare.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!