Shoqata e Inxhinierëve të Shqipërisë u mblodh në një takim ku diskutoi mbi propozimet për qeverinë me qëllim që vendi të bëjë hapa para në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.
Çdo specialist gjatë takimit pati mundësinë të shpalose planin e tij për t’u mbrojtur nga tërmetet. Gjithashtu një diskutim tjetër i Shoqatës së Inxhinierëve ishte ngritja e një grupi pune për të analizuar faktorët që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e banesave gjatë tërmetit.
Një pikë tjetër që u shpalos dhe u diskutua nga specialistët ishte edhe kërkesa për qeverinë që të pajisë grupin e punës me pajisje laboratorike në terren.
Shoqata e inxhinierëve të Shqipërisë kërkoi miratimin sa më parë të krijimit të urdhrit të inxhinierëve në Shqipëri, pasi këtë e kanë të miratuar edhe shtete më të vogla se vendi ynë.