Propozim për martesë në bord, 6 vitet e lidhjes u përmbyllën me propozimin e veçantë

schedule09:12 - 30 Prill, 2024

schedule 09:12 - 30 Prill, 2024

Studentja, Ledi Guxholli ka marrë një propozim të veçantë për martesë në mijëra metra lartësi. Gjashtë vitet e lidhjes u përmbyllën me këtë propozim martese.

Kliti Avdullari tregoi në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News emocionet e këtij momenti.

“Doja të ishte diçka e veçantë, nuk jam njeri i kamerave apo i rrjeteve sociale. Propozimi u bë para qindra pasagjerëve të linjës ajrore Tiranë-Romë”, tregoi Avdullari.

Ky moment është bërë viral në rrjete sociale, ndërsa Ledi Guxholli, u shpreh se është habitur sepse Kliti nuk është aspak tip surprizash.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!