Leo Messi pati një debat me Marc-Andre Ter Stegen pas humbjes kundër Valencias. Katalanasit u mposhtën 2-0 në duelin e 25 janarit dhe dy lojtarët u përplasën me njëri-tjetrin në stërvitje për një top.
Raporti mes portierit dhe yllit të Barcelonës nuk është përmirësuar dhe nga Spanja vijnë skenarë interesante. Gjermani mund të largohet në fund të këtij sezoni dhe kampionët e Spanjës kanë gati zëvendësuesin.
Ai është Gianluigi Donnarumma. Mungesa e rinovimit (kontrata i përfundon në verën e vitit 2021) mund të detyrojë Milanin ta shesë. Juventus, PSG dhe Real Madrid po garojnë për shërbimet e 21-vjeçarit dhe në lojë është futur edhe Barcelona.
Mediat iberike raportojnë se agjenti i portierit të talentuar, Mino Raiola ia ka afruar Donnarummën klubit katalanas. Kartoni i portierit të kombëtares italiane nuk kushton më shumë se 50 milion euro dhe sezonin e ardhshëm mund ta shohim duke mbrojtur portën e Barcelonës. /abcnews.al
