Propagandistja e Putinit: Duhet të kishim kryer sulm bërthamor në funeralin e Mbretëreshës

schedule09:50 - 21 Shtator, 2022

schedule 09:50 - 21 Shtator, 2022

Olga Skabeyeva, një nga gazetaret dhe propagandistet më të njohur të Vladimir Putinit, tha se Rusia duhet të kishte goditur me sulm bërthamor funeralin e Mbretëreshës Elizabeth të hënën, ndërsa liderët botërorë u mblodhën për t’i bërë nderimet e tyre monakes.

Gazetarja 37-vjeçare, e quajtur “Kukulla e Hekurt” e Putinit, e cila është e martuar me një politikan rus, po fliste me të ftuarit se kur dhe ku vendi i saj mund të përdorte armët bërthamore. “Duhet ta kishim bërë këtë të hënën, më të mirat janë në Britani për funeralin”, u shpreh ajo.

Skabeyeva e bëri komentin specifik në përgjigje të të ftuarit Andrei Gurulev, një gjeneral në pension dhe anëtar aktual i parlamentit.

“Ne kemi shumë objektiva. Baza ajrore Ramstein në Gjermani është e mirë, por mund të presë”, tha fillimisht Gurulev, duke shtuar: “Pse të bombardoni Ukrainën ose Gjermaninë kur ekziston Britania, rrënja e së keqes”?

“Mbretëria e Bashkuar mund të zbardhet dhe të shndërrohet si një shkretëtirë e Marsit me vetëm një numër të vogël sulmesh ruse”, tha ai, dhe më pas NATO do të “tërhiqej”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!