Propaganda serbe për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami mund të ndikojë

schedule10:57 - 2 Nëntor, 2017

schedule 10:57 - 2 Nëntor, 2017

Sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare proganda serbe rreth tërheqjes së njohejs së Kosovës nga Surinami, e që nuk pranohet nga ministria e jashtme kosovare, mund të ndikojë në vendimin e shteteve të tjera që ende nuk e kanë pranuar Kosovën.

Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare në Kosovë shprehen qartë se njohja e pavarësisë së vendit nuk mund të tërhiqet në asnjë rrethanë, madje as në rastet më ekstreme kur vendet mund të futen në luftë me njëra tjetrën. Por ata shtojnë se propaganda që po bëhet nga Serbia se shteti i Surinamit ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës mund të bllokojë procesin e njohjeve nga shtetet tjera.

Mediat kosovare shkruajnë se shteti i Surinamit nuk mund ta tërheqë njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu si pretendon shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçic, pasi sipas së drejtës ndërkombëtare, shteti që njeh një shtet tjetër në asnjë rrethanë nuk mund ta tërheqë njohjen.

Ministria e Jashtme të Kosovës ka thënë për “Zërin” se deri tani nuk kanë marrë asnjë dokument zyrtar sipas të cilit Surinami ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme deklaruan se Ministria e punëve të jashtne duhet të raportojë para komisionit lidhur me këtë çështje në ditët në vijim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!