Pronat e sekuestruara të “Eskobarit”, Apeli shtyn seancën

schedule17:05 - 9 Janar, 2018

schedule 17:05 - 9 Janar, 2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e pati të pamundur të martën të zhvillojë seancën e radhës të shqyrtimit të ankimit kundër sekuestrimit të pronave të Klement Balilit. Seanca u shty për shkak të mosparaqitjes së avokatëve, të familjarëve të Balilit, i cilësuar nga mediat greke si “Eksobari i Ballkanit”. Pronat e familjarëve të Balilit, mes të cilave resorti turistik “Santa Quaranta”, disa apartamente dhe një truall, u vendosën nën sekuestro në fund të nëntorit 2017, pas dyshimeve se janë krijuar në burime financiare të jashtëligjshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!