Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pronari që u vra ishte martuar me mbesën e “Mustaqekuqit” të “Hakmarrjes për Drejtësi”

schedule23:32 - 23 Gusht, 2021

schedule 23:32 - 23 Gusht, 2021

Bleçar Muça, pronar i bar “Pedonale” u ekzekutua sonte me armë zjarri në lokalin e tij në qendër të qytetit të Lushnjes.

Viktima me bashkëshorten



Ai ishte në tavolinë kur u qëllua për vdekje, ndërsa breshëria e plumbave kapi edhe pesë persona të tjerë, mes tyre një vajzë.

Një burim i tha Abcnews.al se Muça nuk njihet si tip problematik në Lushnje. Ai ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.

Pronari i lokalit që u vra sonte ka një fëmijë në mitur. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!