Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pronari i lokalit në Vlorë zbulon hapin e radhës: Policia të mos na bezdisë, bizneset i kemi me gjak

schedule12:17 - 19 Korrik, 2021

schedule 12:17 - 19 Korrik, 2021

Hapi i radhës i bizneseve të Vlorës që kërkojnë shtyrje të orës policore do të jetë marshimi me qirinj në duar në orë 21:00 të mbrëmjes së sotme. Për gazetarin e ABC Elton Nika, një prej pronarëve të lokaleve deklaroi se deri nesër bizneset e tyre do qëndrojnë të mbyllur dhe më pas do të vendoset se çfarë do të bëjnë.

“Ne e kemi paralajmëruar. Kemi vendosur bashkë që ta mbyllim. Do vazhdojë deri nesër. Nëse qeveria nuk merr masa, ne duam vetëm shtyrje të orarit, do shikojmë dhe do vendosim se çfarë duhet të bëjmë.

Ne nuk duam që policia e shtetit të vijë të na bezdisë. Bizneset i kemi bërë me gjak dhe djersë. Pa vajtur ora policia vjen këtu dhe ngre dhe klientët. Në orën 21:00 do dalim me qirinj në duar për të protestuar”, tha ai. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!