Pronari i një lokali në Fier M.(R).M., është gjobitur nga policia me 3.000.000 lekë, për shkak se ka lejuar aktivitetin në kundërshtim me masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar me dhunë dhe janë goditur nga pronari i lokalit dhe shtetasi A. G., i cili ndodhej në lokal.
Ndërkohë 25 vjeçari A. G. banues në Hamil, Fier dhe pronari i lokalit M.(R). M., 38 vjeç, janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi i tyre në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Mbante hapur lokalin jashtë fashës orare dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 1 shtetas tjetër.
Gjobitet me masë administrative 3.000.000 lekë, pronari i lokalit, për shkelje të Aktit Normativ.
Arrestohet edhe 1 shtetas tjetër, pasi iu gjet një sasi me fara cannabis sativa.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen “Apollonia”, Fier, punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fier kanë konstatuar të hapur jashtë fashës orare lokalin në pronësi të shtetasit M.(R). M. Gjatë kohës që punonjësit e Policisë po plotësonin masën administrative për ushtrimin e aktivitetit në kundërshtim me Aktin Normativ, ata janë kundërshtuar me dhunë dhe janë goditur nga pronari i lokalit dhe shtetasi A. G., i cili ndodhej në lokal.
Shtetasit A. G., 25 vjeç, banues në Hamil, Fier dhe M.(R). M., 38 vjeç, banues në Fier janë shoqëruar në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi i tyre në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 3.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin M.(R). M.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, në automjetin tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me fara cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/abcnews.al/