Një incident është shënuar në Jug të vendit ku pretagonistë janë dy pronarë hoteli dhe një familje që kishte shkuar për të pushuar.
Ashtu siç duket në pamjet e publikuara, shihet se si një burrë dhe një grua tentojnë të ndalojë makinën e një çifti turistësh, duke i dalë para. Në një moment një grua ulet para makinës së tyre duke ua bërë të pamundur kalimin, ndërkohë që një burrë tenton të ndalojë makinën duke e mbajtur me dorë për kofanoje.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Himarës ndërsa e gjithë kjo skenë është filmuar nga turistët shqiptarë që u ndodhi ngjarja e pahijshme, ndërsa pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja “Brryli Broadway”.
Dyshohet se shkaku i këtij konflikti është bërë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente. /abcnews.al/