“Boss-ja” e kompanisë së aferës me inceneratorët, e moshuara që mbledh kanoçe shkon vetë në SPAK

schedule14:01 - 12 Korrik, 2022

schedule 14:01 - 12 Korrik, 2022

Një tjetër e moshuar ka shkuar sot dyerve të SPAK për skandalin e evazionit fiskal, ku janë të përfshira 24 kompani.

Lexo KETU skemën se si u përfshi Merita Hajdari në kompaninë e evazionit fiskal

Lexo edhe: “Kanë blerë fruta e kanë shitur materiale ndërtimi”, Kryemadhi nxjerr emrat: 24 kompanitë që kanë bashkëpunuar tek Inceneratorët

Sot në SPAK është paraqitur Merita Hajdari, pasi rezulton se emri i saj të jetë përfituese e kompanive prej miliona euroshe. Por Merita Hajdari rezulton se i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve, pasi në të vërtetë rezulton se ajo mbledhësh kanoçe.

Lexo edhe: 24 kompani skema evazioni fiskal me incineratorët, Kryemadhi: Dy pensionistë 90-vjeçar blenë biznese me 30 mln dollarë

E moshuar vjen në SPAK, pas çiftit të të moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta por edhe bashkëmoshtarëve të tyre Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, që rezultojnë të jenë pronarë “miliarderë” të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve.

Lexo edhe: Nga tregtia e bananeve tek hidrosanitaret, çfarë shisnin kompanitë tek Icneneratorët, si u “përpinë” 189 milion dollarë

Hajdari është vetëm një prej emrave të shumtë që dalin në aferën e inceneratorëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!