Bashkitë do të mund të shfrytëzojnë pronat shtetërore nëse paraqesin projekte konkrete.Zv.kryeministrja njëherësh ministre e infrastrukturës dhe energjisë deklaroi gjatë inspektimi të një aksi rrugor në Maliq se kanë në plan që tia kalojnë pushtetit vendor pronat e shtetit të cilat nuk janë vënë në përdorim deri më tani.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e aksit rrugor Maliq – Lozhan – Strelcë, ku tashmë ka nisur procesi i asfaltimit.
Kjo rrugë, me një gjatësi prej rreth 19 kilometrash, do të lehtësojë lëvizjen dhe aksesin duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Maliqi në Gramshit duke i shërbyer kështu një numri të madh banorësh./abcnews.al