Promovon Sarandën, Soraldo Nebo ngre platformë online për të informuar turistët: Promovoni qytetet ku jetoni

schedule20:03 - 30 Mars, 2024

schedule 20:03 - 30 Mars, 2024

Soraldo Nebo është një prej të rinjve shqiptarë që nuk ka zgjedhur të ikë nga vendi i tij, por ka vendosur të qëndrojë dhe të promovojë më të mirat e qytetit ku jeton.

Së fundmi, 32 vjeçari-nga Saranda ka krijuar një platformë online ku çdo person, shqiptar apo i huaj mund të gjejë informacion të pasur për qytetin bregdetar por edhe zona të tjera turistike të jugut të Shqipërisë.

Paralelisht me promovimin e bukurive natyrore të Sarandës, historisë dhe trashëgimisë kulturore, Soraldo tregon se po punohet edhe me trajnimin e udhërrëfyesve, në mënyrë që turistët të orientohen siç duhet nëpër qytet.

Përveç tureve që lidhen me bregdetin e Jonit, Soraldo zbulon edhe disa ture të tjera shumë të veçanta që kanë në vëmendje prodhimet vendase, si turi i midhjes apo mandarinave.

Këto ture preferohen më tepër nga turistët e huaj, veçanërisht ata europiane.

Por vetëm iniciativa e Soraldos nuk mjafton, i riu u bën thirrje bashkëmoshatarëve të tij të promovojnë qytetet ku jetojnë për t’i ndihmuar ato të zhvillohen.

Saranda është një ndër qytetet më të frekuentuara nga të huajt gjatë stinës së verës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!