Promovojnë natyrën dhe kulturën/ Byshek, banorët prezantojnë për vizitorët punimet artizanale

schedule15:00 - 23 Shtator, 2024

schedule 15:00 - 23 Shtator, 2024

Bukuritë natyrore dhe gjithë çfarë kanë trashëguar nga të parët banorët e Byshekut zgjodhën sërish t`i promovojnë përmes festës.

Aktiviteti tërhoqi vizitorë të shumtë jo vetëm nga Elbasani por edhe qytetet përreth.

Banorët organizuan edhe një panair me produkte e prodhime tradicionale të zonës.

Thonë se të tilla akivitete i ndihmojnë të promovojnë punën e tyre.

Më të vegjlit risollen pjesën tjetër të traditës atë kulturore duke performuar këngët dhe vallet e zonës.

I ndodhur vetëm 4 km larg qytetit, mes gjelbërimit dhe ujit të ftohtë, Bysheku është një nga pikat turistike më të afërta dhe më të bukura të Elbasanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!