Promovohen idetë e të rinjve, Universiteti Metropolitan Tirana organizon “start up city”

schedule16:01 - 26 Maj, 2023

schedule 16:01 - 26 Maj, 2023

Universiteti Metropolitan Tirana organizoi  për të pestin vit radhazi “Start Up City”, festivalin e ideve dedikuar studentëve dhe të rinjve që duan të promovohen në fushën e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Ky jubile i një prej eventeve më të rëndësishme të ekosistemit të starup-eve në vend, këtë vit shënoi një numër rekord prej më shumë se 60 aplikimesh me ide biznesi, ku 12 konkurruan në natën finale.

Pedagogët e UMT dhe profesionistët e fushave të ndryshme mentoruan këtë aktivitet duke seleksionuar idetë më të mira dhe duke inkurajuar zhvillimin e tyre të mëtejshëm në treg.

Risia e këtij eventi ishte juria ndërkombëtare, e përbërë nga disa prej ekspertëve më të mirë të inovacionit dhe startup-eve në Europë. Tomas Černevičius, anëtar i jurisë së Start Up City 5 vlerësoi idetë e të rinjve shqiptarë.

“Kemj punuar disa muaj për të zhvilluat këtë project. Është shumë e rëndësishme vëmendja që profesionistë, në këtë rast mentorë po i japin ketyre produkteve. Kemi shume potencial në treg. Patjeter studentët janë shumë të freskët. Studentet e vitit të parë dhe dytë u nevojitet kohë për të kuptuar sesi tregu funksionon, por besoj se edhe ata duhet të marrin pjesë në këtë projekt. Kështu ata do të kuptojnë më mirë dhe do iu nevojitet dhe ne jetën e tyre te perditshmë. Nese do te hapin një biznes të tyre ose do të ofrojne shërbime profesionale keto lloj eventesh u jap[in atyre njohuri qe do u nevojitën.”

Çmimi i parë u fitua nga LabNexus dhe shpërblehet me 2500 euro, çmimi i dytë nga Trinetix me 1000 euro, dhe vendi i tretë Kerko që do të suportohet nga Metropolitan Incubator me mentorim të vazhdueshëm.

Në pesë edicione të Start Up City, kanë konkurruar mbi 800 pjesëmarrës dhe 200 ide biznesi, ndërsa këtë vit eventi pati edhe mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.

Organizimi i eventeve në fushën e sipërmarrjes, të shkencave kompjuterike dhe të arkitekturës është në misionin e Universitetit Metropolitan Tirana, jo vetëm për t’i afruar më shumë studentët me tregun e punës dhe për të nxitur tek ata ata aftësitë ndërdisiplinore përtej orevë të auditorit. UMT është universiteti i parë në Shqipëri që ofron studimet në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe Sistemeve Inteligjente.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!