Belina Zeneli, prokurorja e shkarkuar ditën e sotme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas kërkesës së ILD, është bashkëshortja e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit në Dibër Premtim Kryemadhi.
Ky i fundit u zgjodh dje kandidat në kampin e Berishës për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai mori 424 vota. Në garë përballë tij ishin Behar Dema dhe Dafina Muda.
Si u shkarkua Belina Zeneli
KLP njoftoi sot ka pranuar kërkesën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimi e Zenelit, një prej prokurorëve që kishte në dorë dosjen 184.
Nga hetimi ka rezultuar se ajo kishte zvarritur disa akte procedurale përgjatë periudhës 2013-2021. Në njoftim thuhet se veprimet e saj kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. /abcnews.al