Prokuroritë ping-pong me dosjen 184, PD: Kreu i SPAK vendim politik kundër interesit të Shqipërisë

schedule15:33 - 28 Janar, 2020

schedule 15:33 - 28 Janar, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas njoftimit se SPAK nuk ka pranuar të hetojë dosjen “184”.

Në një reagim, Bardhi shkruan se “Komunisti Arben Kraja nuk ka lejuar që të hetohen, Rama, Manja, Gjiknuri, Ndreu dhe të tjerë për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër”.

Bardhi shkruan se Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut, siç e quan ai,  godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela.

Reagimi i Gazment Bardhit:

“Vendimi i hetuesit të komunzimit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut.  Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësin”, shkruan Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!