Prokuroria zgjeron hetimet për Chiara Ferragni, dalin në dritë detaje të reja lidhur me mashtrimet

schedule19:56 - 22 Janar, 2024

schedule 19:56 - 22 Janar, 2024

Sipas shtypit italian, hetimi i prokurorisë në lidhje me veprimtarinë profesionale të influencueses Chiara Ferragni po zgjerohet.

Siç shkruan gazeta La Repubblica, përveç shitjes së ëmbëlsirës tradicionale Pandora, prokuroria në Milano tani po heton dy raste të tjera: shitjen e vezëve të Pashkëve për të mbështetur një fushatë bamirësie dhe shitjen online të një kukulle që dukej saktësisht, si blogerja e njohur italiane. Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për një mashtrim të mundshëm.

Shtypi italian shton se duhet të konstatohet nëse janë respektuar angazhimet e kompanisë së krijuar nga Ferrani dhe sa para janë dhënë saktësisht për të mbështetur nismat bamirëse.

Në një deklaratë, kompania e Chiara Ferragnit theksoi se respekton gjithçka që ishte njoftuar përmes Instagramit dhe se shitjet e kukullës Trudi do të shkojnë për shoqatën kundër bullizmit.