Prokuroria Speciale jep detaje rreth bastisjes në Ministrinë e Bujqësisë

schedule15:48 - 20 Mars, 2025

schedule 15:48 - 20 Mars, 2025

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publikë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e ministrisë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.

Në kumtesën për media theksohet se zyrtarët publikë të MPZhR-së dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “ Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Kujtojmë se hetuesit policorë sot kanë arrestuar Bedri Dobrën nga Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje. I njëjti, vitin e kaluar ishte shpallur punëtor i vitit në këtë ministri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!