Prokuroria Speciale e Kosovës në Hagë, do të mbajë sot një konferencë në lidhje me vijimësinë e rastit të ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa, i cili është arrestuar për krime lufte.
Gjykata Speciale njofton se në konferencë do të jetë prezent Prokurori Jack Smith, i cili pritet të mbajë fjalën e tij në orën 15:00.
Salih Mustafa u arrestua më 24 shtator në Prishtinë, në bazë të një urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
/abcnews.al/

