‘Prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë’, kreu i KLP bën analizën vjetore: Sistemit i mungojnë rreth 100 prokurorë

schedule10:56 - 13 Janar, 2023

schedule 10:56 - 13 Janar, 2023

TIRANE – “Prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë”, konstatimi vjen nga kreu i KLP-së, Alfred Balla në analizën vjetore të punës së këtij institucioni.
Ndërsa foli për vakanca të prokurorëve në sistem, Balla tregoi edhe se si do të plotësohen ato për vitet në vijim.

“Sot prokuroria nuk është në ditën e saj më të mirë, aktualisht në detyrë janë rreth 214 prokurorë me një numër vakancash rreth 107 prokurorë që i mungojnë sistemit.
Sistemi i vettingut ende s ka përfunduar, janë rreth 88 prokurorë në proces, rreth 50 janë pezulluar nga KPK, 3 nga KLP për procedime disiplinore. Janë shkarakur 75 prokurorë 21 janë dorëhequr për 12 prokurorë është marrë një vendim nga KPK. Kanë kaluar vettingun rreth 60 prokurorë. Këshilli ka menduar që këto vakanca t’i mbushë përmes emërimeve të reja që dalin nga shkoolla e magjistraturës. Në total bëhen 75 prokurorë që do mbushin radhët e vakancave për tre vitet e ardhshme.

Në lidhje me aktivitetin e KLP, gjatë 2022 është mbledhur në 35 seanca plenare. KLP ka marrë 333 vendime. Kemi disa vakanca për drejtues në disa prokurori të vendit. Komisioni ka përgatitur edhe raportet e vlerësimit professional për rreth 35 prokurorë. Komisioni i karrierës ka marrë rreth 179 vendime për emërime apo caktime të përkohshme. Komisioni i Displinës ka marrë 6 vendime, nuk është mirë të mblidhet shpesh e të marrë vendime, por është një process që duhet të ndodhë. Nuk gëzohemi kur na vijnë procedime disiplinore.

Kemi shkarkuar 4 prokurorë bazuar në dokumentet e ardhura nga ILD. Kanë funksionuar edhe komisionet e posacme pranë KLP, është një komision kundër vendimmarrjes së ILD. Për disa prokurorë është kërkuar mbrojtje dhe komisioni është mbledhur në mënyrë urgjente.” u shpreh Balla në fjalën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!