Prokuroria mësyn bashkinë e Durrësit: Bllokohen lejet e ndërtimit për 10 vitet e fundit

schedule11:57 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 11:57 - 3 Dhjetor, 2019

Prokuroria e Durrësit ka vendosur bllokimin e lejeve të ndërtimit për 10 vitet e fundit.

Prokuroria e Durrësit dhe Tiranës lajmëroi dje nisjen e hetimeve për pasojat e shkaktuara nga tërmeti, ku mbetën viktimë 51 persona.

Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve. Veprat penale që po hetohen janë ato të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, si dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal.

Po ashtu edhe Prokuroria e Tiranës në një shkresë të siguruar nga abcnews.al i kërkon bashkisë së kryeqytetit informacion për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga termeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!