Prokuroria merr në pyetje ish-gjyqtarin Thanza, falsifikoi formularin e dekriminalizmit

schedule12:22 - 24 Shtator, 2018

schedule 12:22 - 24 Shtator, 2018

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur sot në prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje ne lidhje me hetimin e hapur ndaj tij për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra në korrik të këtij vitit gjyqtarin Thanza, pasi ai nuk e kishte deklaruar një dënim të marrë në Itali në 1999.

Antari i Gjykatës së Lartë, sipas KPK-së, ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara trupës gjykuese të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Në 11 korrik të këtij vitit edhe Prokuroria e Përgjithshme u vu në lëvizje në lidhje me këtë rast, duke dërguar edhe një letërporosi në Itali për të mësuar detajet mbi ngjarjën ku dyshohet se ka qenë i përfshirë gjyqtari Thanza./abbcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!