Prokuroria kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin Bajri

schedule10:50 - 18 Shtator, 2019

schedule 10:50 - 18 Shtator, 2019

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin “Bajri”. Kërkesa është dërguar në gjykatë dhe togat e zeza në datën 20 Shtator do të vendosin nëse do të zgjasin afatin e hetimit për Safet Bajrin dhe të arrestuarit e tjerë.

Grupi “Bajri” në Shkodër u godit vitin e kaluar gjatë operacionit të koduar “Oaz”. Prokuroria e Krimeve të Rënda i nisi hetimet në Prill të 2018-s, pak javë pasi Shkodra ishte tronditur nga një atentat me lëndë plasëse i bërë ndaj Lulzim Kullës. Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, ndërsa 4 drejtuesit e grupit “Bajri” u prangosën në fillim të Shtatorit.

Në pranga ranë: Safet Bajri, Ilir Rustemi, Enver Bajri, i arrestuar në Roterdam dhe Behar Bajri që u ekstradua nga Holanda. Grupi “Bajri”, dyshohet se trafikonte lëndë të forta narkotike në Evropë dhe paratë e fituara nga ky aktivitet i investonte në Shqipëri./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!