Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit Dardan Molliqajt dhe Adem Megjuanit të dyshuar për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar.”
Kujtojmë se Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës ndërsa shkonte në emisionin “Pressing” në T7. Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës.
Molliqaj ishte shprehur se me incidentin se përgjegjësia i bie atij edhe pse ishte ofenduar me fjalë nga zyrtarët policorë. Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Megjuani, është arrestuar sot për shkak se sulmoi zyrtarin policor gjatë protestës.
Megjuanit iu komunikua ndalimi prej 48-orësh, ndërsa PSD-ja përmes një reagimi të martën kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij. /abcnews.al/