Prokuroria kërkon lënien në qeli të Ervis Martinajt

schedule12:55 - 3 Nëntor, 2018

schedule 12:55 - 3 Nëntor, 2018

Kur kanë mbetur më pak se tre ditë nga skadimi i afatit me burg 30 ditor dhënë nga Gjykata e Tiranës për Ervis Martinajn, prokuroria dorëzon prova të reja me të cilat kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin. Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 Tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në ambientet e brendshme të lokalit “Monopol” Fabian Gaxha dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri e markës “Glock” si dhe 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm, por dyshohet se në ngjarje janë përdorur edhe dy armë të tjera pistoletë. Melvjon Bilo, personi i shpallur në krkim, është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata e cila kishte 1 vit që bashkëjetonte me Ervin Matën. Në deklarimet e tij, Ervis Martinaj ka mohuar që ka pasur apo të ketë përdorur armë, por në bazë të akt-ekspertimit, Prokuroria të kryer dy ditë pas ngjarjes, më datë 6 Tetor prokuroria thotë se:

“Në katër gjurmëkopjuesit, objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateven të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”.

Gjurmë mbetjesh nga qitja janë gjetur në dy duart e viktimës Fabian Gaxha dhe të plagosurit tjetër Eljon Hato.Por këto nuk janë të vetmet prova që prokuroria kërkon “arrest me burg” për dy të plagosurit, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Sipas organit të akuzës një përshkrim të përfarët me ngjarjen ka dhënë edhe personi i prangosur një ditë pas ngjarjes, Geldo Hoti në tentativë për t’u larguar nga vendi ynë.

“Rreth orës 18:00, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për t’u sqaruar. Atij nuk i kujtohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q* robt.  Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrigja për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët “mos lëviz” Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët “Çfarë problemi ke që shikon”. dhe deklaruesi nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të (Geldon). Personi i cili mbante armën në dorë është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin është konfrontuar fizikisht me të dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”. 

I gjithë konflikti fizik dhe më pas atë me armë, ndodh brenda një harku kohor rreth 60 sekonda. Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjetër, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca. E pikërisht ky mjet identifikimi në disponim të Martinajt mund t’i japë atij mundësi largimi dhe shmangie të hetimeve sqarojnë prokurorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!