Prokuroria kërkon informacion në Itali për Valdrin Pjetrin

schedule14:52 - 14 Gusht, 2019

schedule 14:52 - 14 Gusht, 2019

Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur letër-porosi autoriteteve italiane ku ka kërkuar informacion për kryetarin e zgjedhur te Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri. Po ashtu, kërkesë për informacion u është dërguar edhe Ministrisë se Drejtësisë, prokurorive të Tiranës dhe asaj për Krime të Rënda, si dhe Apelit te po ketyre prokurorive në vendin tone.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme konfirmojnë se përgjigjet nga Interpol dhe Europol nuk kanë mbërritur ende. Por pavarësisht kësaj, shkresat e publikuara për Pjetrin në selinë blu, nga sekretari Gazment Bardhi i janë vënë në dispozicion organit të akuzës nga vetë demokratët.

Në letrën drejtuar sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Bardhi ka kërkuar shpjegime përse nuk ka pasur një reagim të shpejtë institucional për kandidatin socialist të Shkodrës. Numri dy i demokratëve i kërkoi organit të akuzës që ta informojë atë dhe opinionin publik mbi procedurat e verifikimit duke kujtuar se çdo vonese e rreshton këtë organ në anën e krimit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!