Prokuroria e Tiranës do të kërkojë në Gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 6 persona të ndaluar pas protestës së dhunshme para Kuvendit. Në një njoftim për shtyp të Prokurorisë së Tiranës thuhet se i është kërkuar gjykatës “arrest në burg” për shtetasit Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj.
Këta persona, sipas prokurorisë, dyshohen për kryerjen e veprave penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishje e qetësisë publike”./abcnews.al