Prokuroria e Tiranës nis verifikimet për dosjen e Besnik Imerajt

schedule14:48 - 26 Mars, 2018

schedule 14:48 - 26 Mars, 2018

Dosja e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj është kaluar për verifikim në Prokurorinë e Tiranës për të parë nëse ka elementë të veprës penale. Me herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dorëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen për Imerajn dhe më pas materiali u dorëzua në akuzën e kryeqytetit, ku ka edhe një kallëzim penal. Kjo gjë po kryhet në kuadër të verifikimit për të parë nëse ka apo vepër penale. Gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga posti që mbante dhe për këtë u ndërpre edhe procesi i vetingut. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!