Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, që vazhdon të jetë në arrati. Çështja do të kalojë në Gjykatën e Tiranës për seancën paraprake, ku do të vendoset nëse do kalojw për gjykim, do kthehet për hetime të mëtejshme ose do të pushohen akuzat.
Prokuroria kërkon që Kajmaku të merret i pandehur për 3 akuza, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve zyrtarë” si dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies së tij”. Në dosjen e prokurorise të siguruar nga “ABC News”, thuhet se Kajmaku ka falsifikuar datën e shkarkimit të dy nënkryetarëve të bashkisë dhe në vend të tyre ka emëruar shefin e kabinetit të tij Gentian Picari.
Sipas organit të akuzës Gentian Picari është emëruar me detyrë zv/kryetar Bashkie me urdhrin numër 92, ndërsa lirimi nga detyra si Drejtues Kabineti është bërë me urdhrin numër 145, çka tregon sipas Prokurorisë se urdhrat janë fiktivë dhe janë lëshuar më datë 31.10.2019 . Sipas Prokurorisë, nga urdhri i emërimit tek urdhri i lirimit nga detyra e mëparshmne për Gentian Picarin janë 53 urdhra qw nuk gjenden në protokollin e datës 31 tetor. Në dosje thuhet gjithashtu se është ndërhyrë në librin e korrespondencës, me fraksione dhe në numra të tjerë protokolli duke shpallur fitues tenderash,
veprime qw janw kryer nga Kajmaku pas shkarkimit të tij nga detyra. Në deklarimet e dhëna përpara grupit hetimor, punonjës të protokollit kanë sqaruar se urdhrat e shkarkimit dhe të emërimit janë dorëzuar më datë 1.11.2019 rreth orës 12, kohë në të cilën Agim Kajmaku ishte shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gjithashtu rezulton e provuar se shtetasi Agim Kajmaku ka hyrë në ambjentet e Bashkisë Vorë nëpërmjet falsifikimit të dokumetit zyrtar. Prokurori i çështjes Kolë Hysenaj ia ka komunikuar akuzat avokatit të ish-kryebashkiakut Isuf Shehu, pasi Kajmaku vazhdon të qëndrojë i fshehur. Ish-kryebashkiaku i Vorës u shkarkua nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve pasi kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh./abcnews.al

