Prokuroria e Tiranës çon në SPAK dosjen e Jan Prengës

schedule11:25 - 9 Shkurt, 2020

schedule 11:25 - 9 Shkurt, 2020

Dosja e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende, do të hetohet në prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime të Abc News bëjnë me dije se dosja po bëhet gati dhe se aktet do të dorëzohen ditën e Hënë në duart e prokurorëve të SPAK.

Sipas të njëjtit burim kjo çështje nuk është kopetencë e prokurorisë së Tiranë pasi bëhet fajë për grup të strukturuar kriminal. Prokurorët e dosjes e kanë marrë vendimin për shpallje të moskopetencës dhe po qepin dosjen që të kalojë zyrtarisht në prokurorin e Posaçme.

Kanë kaluar më shumë se 3 javë që nga rrëmbimi dhe më pas dhunimi deri në vdekje i 49-vjeçarit. Ndërsa uniformat blu vijojnë punën për të gjetur trupin e babit të 5 fëmijevë. Prokuroria e Tiranës ka mundur të zbardhe ngjarjen, nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë dhe përgjimeve të të dyshuarve.

Urdhëruesi i rrëmbimit ka rezultuar Dritan Rexhepi, një person me precedentë të rrezikshëm kriminalë. Nga bisedat e përgjuara, Dritan Rexhepi i premton Ndrek Prengës se do të urdhërojë lirimin e vëllait të tij Janit, në momentin që do t’i kthehet droga, që e ka fshehur Astri Prenga së bashku me Gezim Shallakun.

Bosi i kokainës, sipas pergjimeve, i ka thënë Ndrek Prengës emrat e pengmarresve të të vellait,  meqë nuk mundi ta mbante fjalën e dhënë për lirimin e tij. Është fjala për grupin Hajri dhe biznesmenin Gentian Doçi, të cilin RENEA nuk arriti ta arrestonte gjatë operacionit blic në Shkodër javën e kaluar.

Gjithashtu vetëm 3 ditë më parë forcat RENEA zhvilluan një aksion në lezhë, duke kontrolluar disa banesa, pasi dyshohej se mund të gjenin prova për pengmarrjen  e Jan Prengës. /abcnews.al