Dënim për ish-Prefektin e Durrësit/ SPAK kërkon konvertim në dy vite shërbim prove për Granit Gjanën

schedule10:01 - 28 Tetor, 2024

schedule 10:01 - 28 Tetor, 2024

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Granit Gjanën.

Ish-prefekti i Kukësit për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitojë ulje të masës së dënimit.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, raporton se SPAK gjithashtu kërkoi shlyerjen e dënimit nëse shpallet fajtor me 2 vite shërbim prove.

Sakaq, SPAK e akuzon Gjanën për shkelje të barazisë në tendera, në dy raste./abcnews.al