Prokuroria e Përgjithshme tregon verifikimet që po kryen për Pjetrin e Kajmakun

schedule12:12 - 4 Shtator, 2019

schedule 12:12 - 4 Shtator, 2019

Prokuroria e përgjithshme bën të ditur se vijon procedurat për verifikimin e pastërtisë së figurës për Valdrin Pjetrin dhe Agim Kajmakun, pas akuzave të publikuara nga PD për dy të zgjedhurit kryebashkiakë në 30 qershor.

Përmes  një njoftimi për mediat, organi qëndror i akuzës deklaron se deri tani ka administruar ndër të tjera përgjigjet e 23 prokurorive të rretheve gjyqësore dhe Apelit, nëse për subjektet Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku, ka pasur kallëzime, referime, masa sigurie, arrestime, dënime etj.

Po ashtu për të dy subjektet janë marrë dhe administruar shenjat daktiloskopike e të dhënat nga sistemi TIMS.

Por për të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me nisjen ose jo të një hetimi për ta do të priten edhe përgjigjet e letërporosive të dërguara nga prokuroria në Itali dhe Greqi. Për Valdrin Pjetrin PD nxorri dokumenta që sipas saj tregojnë se ka qenë i dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik droge. Në të njëjtin viti, sipas dokumentave të publikuara nga PD, Agim Kajmaku me identitetin e mëparshëm Jorgo Toto, është arrestuar në Greqi për falsifikim parash. /ABC News Albania 24/7