Prokuroria e Përgjithshme nis hetimin për Agim Kajmakun

schedule16:10 - 23 Gusht, 2019

schedule 16:10 - 23 Gusht, 2019

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin për të verifikuar nëse Agim Kajmaku kryetari i Bashkisë së Vorës, ka qene i dënuar, dëbuar apo shpallur në kërkim nga autoritetet greke, siç është deklaruar publikisht nga Partia Demokratike.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme, është nisur letërporosi drejt institucioneve të drejtësisë në Greqi, lidhur me të shkuarën e Agim Kajmakut në Greqi. Gjithashtu është kërkuar informacion nga zyra e Gjendjes Gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë dhe prokuroritë e Shkallëve të Para dhe atyre të Apelit në Tiranë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!