Prokuroria e Përgjithshme kërkon 197 punonjës shtesë, Fino kundër

schedule17:47 - 7 Nëntor, 2018

schedule 17:47 - 7 Nëntor, 2018

Deputetët në komisionin e ligjeve kanë kundërshtuar që prokuroria e përgjithshme të shtohet me 197 punonjës. Propozimi që u ë gjatë diskutimit të buxhetit 2019 për këtë institucion u konsiderua i frikshëm nga deputeti Bashkim Fino.

Propozimi i Prokurorisë së Përgjithshme ka frikësuar anëtarët e komisionit të ligjeve. “Kërkojmë 197 punonjës shtesë për vitin 2019”.

“Kjo i bie si të ngresh nga e para institucionin e prokurorisë. Shifër e frikshme. Ministria e Financave ka shtuar 50. Por ne nuk dimë në çfarë nivelesh do shkojnë stafet e rinj. Ku janë? Mua më duket absurde. Unë personalisht nuk do ta pranoja. Ka pasur 130 milionë lekë për investim, por ka shpenzuar vetëm 52. Jua heqim fare. Ja japim një njeriu që di të investojë më mirë”.

Përfaqësuesi i prokurorisë Luan Abazi ka sqaruar se nuk po bëhet kot kjo shtesë .

“Shtesa për 197 punonjës është mbi ligjin e ri të prokurorisë së përgjithshme. 30 i duam oficerë të policisë gjyqësore. 100 sekretarë pranë cdo prokurori. 5 specialistë për dekriminalizimin, 30 ekspertë të fushave të ndryshme sipas ligjit të ri. Investimet do ti kryejmë deri në fund të vitit. Nuk djegim asnjë qindarkë”.

Debatet janë bërë në në Komisionin e Ligjeve gjatë seancës dëgjimore me përfaqësuesin e prokurorisë së përgjithshme për buxhetin e vitit 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!